pamjeve ku shihet një zyrtare e Pol" />

Veliu reagon ndaj pamjeve ku shihet policja duke keqtrajtuar një vajzë

Veliu reagon ndaj pamjeve ku shihet policja duke keqtrajtuar një vajzë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka reaguar ndaj pamjeve ku shihet një zyrtare e Policisë së Kosovës teksa udhtron dhunë fizike ndaj një vajze që dyshohet të jetë e mitur, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Veliu ka thënë se menjëherë ka kërkuar nga Inspektorati Policor që të fillojë hetimet në lidhje me rastin.

“Policia e Kosovës është një institucion profesional kredibil dhe gëzon besueshmërinë e lartë të qytetarëve të Kosovës. Rastet e incidenteve mes zyrtarëve policor dhe qytetarëve fatkeqësisht po ndodhin, prandaj ekzistojnë edhe mekanizmat mbikëqyrës që monitorojnë dhe kontrollojnë punën policore”, ka shkruar ai.

Ndërkohë, lidhur me këtë rast, Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e zyrtares dhe rreshterit policor, i cili po ashtu ishte i përfshirë në këtë incident./Insajderi.com

Të nderuar qytetarë,

Policia e Kosovës është një institucion profesional kredibil dhe gëzon besueshmërinë e lartë të…

Posted by Agim Veliu on Tuesday, December 29, 2020