Veliu: Rekomandimi për shkarkim të Bordit të RTK-së është politik, po tentohet kapja e televizionit publik

Veliu: Rekomandimi për shkarkim të Bordit të RTK-së është politik, po tentohet kapja e televizionit publik

Anëtari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Agim Veliu, thotë se rekomandimi i Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere lidhur me shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovs, është politik dhe ka për qëllim kapjen e këtij medium publik, njofton Insajderi.

Kështu u shpreh ai në mbledhjen e sotme të Komisionit ku bën pjesë, ku derisa akuzoi pushtetin për kapje tha se ky televizion do të duhej të ishte i pavarur.

“Rekomandimi është politik dhe ka për qëllim kapjen e një televizioni publik që do të duhej të ishte i pavarur”, ka thënë Veliu.

Sipas tij, do të duhej të bëhet vlerësimi për secili anëtarë të bordit dhe jo të shkarkohet në tërësi, pasi që anëtarët e tij kanë performance të ndryshme nga njëri-tjetri.

“Fakti i shkarkimit tërësisht i bordit, mendoj se duhet të bëhet vlerësim për secilin anëtar të bordit e jo të shkarkohen të gjithë pasi që ndonjë nga anëtarët e tij mund të ketë performancë të mirë. Për mua kjo formë është e papranueshme”, ka thënë Veliu. /Insajderi.com