Veliu: Sa herë kërkohet drejtësi për aktivistët e vrarë, përfaqësuesve të PDK-së u vjen zheg

Veliu: Sa herë kërkohet drejtësi për aktivistët e vrarë, përfaqësuesve të PDK-së u vjen zheg

Kryetari i Komunës së Podujevës, ka thënë se pse sa herë kërkokohet drejtësi për aktivistët e vrarë të LDK-së pas vitit 1999, përfaqësuesve të PDK-së iu v’ie zheg.

“Për vrasjet që kanë reagua nuk e di, jam prej atyre që më së paku i përmendi se edhe vet kam qenë i sulmuar. Por janë disa raste që duhet të kërkohet drejtësi. Unë gjithë e kam kërkuar, dhe nuk e di pse kur përmendet kjo temë atyre iu vie kaq zheg, pse zhegiten kaq shumë ata kur flitet për këto raste. Ata edhe vet duhet të angazhohet se pa zbardhjen e atyre rasteve Kosova nuk mund të ec përpara”

Në një prononcim për Gazetën Express Veliu ka thënë se “deklarata të PDK’së, nuk e besoj që kemi ndonjë lëkundje të koalicionit. Nganjëherë këto veprime iu duhen për ndonjë qëllim. Këta që po sulmojnë shumë nganjëherë po them mos kanë ndonjë hall personal”, është shprehur ai.

Veliu deklaratat e PDK-së i ka quajtur të pavërteta dhe se premtimet e tyre të premtuar me vite të tëra nuk i kemi pa ende.

“Ato që i ka thënë PDK janë të gjitha të pavërteta. Ne kemi punuar shumë për këtë vend. Kemi pas projekte të ndryshme që i kanë ndihmua Podujevës. Komuna e Podujevës sot i ka 700 hektarë vetëm me mjedër. Po punojmë edhe me zgjerimin e rrugës Podujevë-Prishtinë, sepse partia e këtyre që kanë reaguar kanë premtuar me vite të tëra gjatë fushatave duke premtuar milionë, dhe ato milionë ne nuk i kemi pa”, ka thënë se Veliu.

Dega e PDK-së në Podujevë kishte reaguar ndaj nënkryetarit të LDK-së, Agim Veliu, i cili kishte këkuar zbardhjen e vrasjeve politike të pasluftës. Sipas PDK-së, LDK-ja është duke i keqpërdorur vrasjet e pasqaruara derisa këtë po e bën vetëm për vota, thuhet në një reagim të degës se PDK-së në Podujevë.

Ndërsa Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Xhavit Haliti konsideron se kërkesa e drejtuesve të LDK-së në 27-vjetorin e kësaj partie për zbardhjen e vrasjeve të pasluftës është e drejtë, por që sipas tij, nuk duhet të përdorët për fushatë elektorale nga ana e tyre. /Insajderi.com