Veliu thotë se do të dalin të parët në zgjedhje: Vjosa Osmani recidive kundër LDK-së

Veliu thotë se do të dalin të parët në zgjedhje: Vjosa Osmani recidive kundër LDK-së

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, njëherësh edhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, beson se subjekti të cilit i takon do të dalë fitues në procesin zgjedhor që pritet të mbahet në fillim të vitit 2021, njofton Insajderi.

Në një intervistë televizive, Veliu thotë se për të viti 2020 është karakterizuar me siguri të lartë për vendin, ndërkaq ka treguar edhe për përgatitjet që po bëhen për aplikim për anëtarësim në INTERPOL.

Ai tutje është shprehur se me Albin Kurtin e Vetëvendosjes do të ketë përherë dallime, ndërsa Vjosa Osmanin e ka quajtur recidive kundër partisë së tyre dhe se sipas tij për LDK-në nuk do të ishte e pranueshme si kandidate konsensuale për Presidente të Kosovës.

” Sa i përket vlerësimit të punës së saj, jeni dëshmitarë edhe ju dhe nuk do koment sjellja e saj dhe as nuk mund të jetë konsensuale për pozitën e presidentit një person që me tërë forcën e saj e në kohë të vazhdueshme e ka sulmuar pareshtur LDK-në, andaj është e pakuptimtë që për LDK-në të jetë kandidate konsensuale, këtu vetëm konsensualitet nuk ka dhe nuk shoh. Unë mendoj se ajo është recidive dhe me të njëjtin zell do të vazhdojë të sulmojë LDK-në, përherë”, ka thënë ai për Klan Kosovën.

Në tetor ai ka theksuar se do të arrijnë ta rikthejnë Podujevën. /Insajderi.com