Veliu thotë se LDK do të qëndrojë në opozitë

Veliu thotë se LDK do të qëndrojë në opozitë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se partia e tij do të qëndrojë në opozitë në mandatin e ardhshëm.

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së, Veliu ka thënë se qeverinë e re duhet ta formojnë ata që e rrëzuan qeverinë e drejtuar nga Isa Mustafa, duke iu referuar koalicionit PAN dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

“Qëndrimi i fundit i përgjithshëm ka qenë që e drejta apo mundësia u takon atyre subjekteve politike që i kanë fitua zgjedhjet, në këtë rast Partisë Demokratike dhe Vetëvendosjes që të bëhen bashkë ashtu sikurse janë bërë bashkë me rrëzua qeverinë, të bëhet bashkë me ndërtuar qeverinë”, ka thënë Veliu.

Sipas tij, “ata kanë vota të mjaftueshme, ne do të qëndrojmë në opozitë“.

Ai ka thënë se në mbledhjen e sotme LDk ka zgjedhur kryetarin e Grupit Parlamentar si dhe është vendosur që kjo parti nuk e voton kandidatin e PAN-it për kryetar të Kuvendit dhe Qeverisë./Insajderi.com