Veliu: VV dëshiron të instalojë diktaturë sipas shembullt koreano-verior

Veliu: VV dëshiron të instalojë diktaturë sipas shembullt koreano-verior

Agim Veliu ka deklaruar se “Vetëvendosje e dëshiron instalimin e diktaturës sipas modelit koreano-verior”.

Por, sipas Veliut, qytetarët e kanë kuptuar “demagogjinë e rrejshme”, përcjell Insajderi.

“E duan krejt pushtetin, duan ta “çkapin” për ta kapur fortë dhe për ta instaluar diktaturën sipas shembullit koreanveriror. Nuk do të ndodhë kjo sepse populli tepër gjatë ka vuajtur nga regjime e diktatura marksiste. LDK ka dëshmuar se është në anën e drejtë të historisë. Do t’i fitojmë zgjedhjet në gjithë Kosovën, sepse qytetarët e kuptuan demagogjinë e rrejshme”, tha ai.

Këto komente Veliu i bëri në hapje të fushatës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ku tha se “do ta rikthejnë” Llapin.

“14 shkurti do të jetë ditë historike dhe ditë e rikthimit të LDK-së në Llap. Llapi dhe LDK janë të pandashme. Nuk mund të frymojnë as jetojnë pa njëra-tjetrën. Alternativa për këto zgjedhje është 132.  Në zgjedhjet e fundit të gjithë janë bërë kundër nesh dhe përkohësisht e kanë marrë pozitën e kryetarit. Do t’i heqim prej aty me votën e lirë dhe demokratike të llapjanëve”, tha Veliu. /Insajderi.com