![Vëllai i Donjeta Pajazitaj flet pas dënimit me burgim të përjetshëm të Naser Pajazitajt](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2022/06/donjeta-pajazitaj-730x440.jpg)
Naser Pajazitaj është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitaj në fshatin Strellc të Deçanit.
Shkelqim Pajazitaj, vëllai i Donjeta Pajazitaj tha për SHQIP.com se janë të kënaqur me vendimin e gjykatës.
“Jemi të kënaqur me vendimin, mirëpo pritshmëria ka qenë me u zbulu edhe ndonjë bashkëpunëtor”, tha Pajazitaj për SHQIP.com.
“Nëse e zbulojmë ndonjë provë ose ndonjë bashkëpunëtor, padyshim se do ta njoftojmë prokurorinë por deri tani nuk kemi diçka konkrete”, tha Pajazitaj.
![](https://shqip.com/app/uploads/2021/11/Naser-Pajazitaj.jpg)
Naser Pajazitaj
Theksojmë se Naser Pajazitaj, më 9 nëntor 2015 në bjeshkët e Strellcit, Komuna e Deçanit në vendin e quajtur te “Kroni i Lajthisë“, në mënyrë mizore e ka privuar nga jeta viktimën Donjeta Pajazitaj nga po i njëjti fshat./Insajderi.com