Pas vendimit të marrë nga Gjykata Themelore në Ferizaj ku vrasësi i Donjeta Pajazitaj u dënua me burgim të përjetshëm, ka reaguar vëllai i të ndjerës, njofton Insajderi.
Shkëlqim Pajazitaj thotë se vendimi qe i pritur, duke shtuar se drejtësia vendosi në mënyrë të drejtë.
Mes tjerash, ai deklaroi se familja ka qenë në gjendje të heqë dorë nga ndjekja penale ndaj Naserit nëse do ta kishin kuptuar se me kë e kreu vrasjen ai.
“Vendimin e kemi pritur. Drejtësia vendosi në mënyrë të drejtë edhe pse s’është zbuluar asnjë arsye ose bashkëpunëtor kush ka qenë me të. E dimë në çfarë gjendje ka qenë Naseri. Ndoshta ka njerëz të tjerë që kanë qenë me të, sikur ai që ka hy brenda tek ne gjashtë javë e ne nuk kemi ditë asgjë”, ka thënë ai.
“Nuk kemi asnjë person në të cilin dyshojmë, por vetë gjendja e tij tregon që ai nuk ka qenë në gjendje. Motivin ta kishim ditë për çfarë e ka bërë sepse kemi pas hyrje dalje me të, Donjeta ka qenë shoqe e ngushtë me vajzën e tij, nuk e dimë pse e ka shty me e bo këtë vepër”, shtoi Pajazitaj. /Insajderi.com