Vëllai vret vëllanë 23-vjeçar në Dibër, policia jep detajet e para

Vëllai vret vëllanë 23-vjeçar në Dibër, policia jep detajet e para

Policia në Shqipëri ka njoftuar se një 26-vjeçar ka goditur me thikë vëllanë e tij 23-vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka ndërruar jetë në spital, transmeton Insajderi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur të enjten në fshatin Allabegi, Maqellarë.

Policia është në kërkim të të dyshuarit, i cili menjëherë pasi ka kryer aktin është arratisur.

“Rreth orës 00.30, në fshatin Allabegi, Maqellarë, shtetasi F. T., 26 vjeç, në rrethana ende të pa qarta dyshohet se ka goditur me mjet prerës vëllain e tij shtetasin, B. T., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital. Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon krehja e zonës me qëllim lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen   e autorit të dyshuar të ngjarjes. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plota të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./Insajderi.com