
Janë liruar nga burgu dy ish-ushtarët e UÇK-së, Fadil dhe Nexhat Demaku, të dënuar në rastin “Drenica” nën akuzat për krime lufte, njofton Insajderi.
Një ditë pasi dolën nga burgu këta i thanë Klan Kosovës se rasti i tyre është dëshmi se misioni i EULEX-it ishte i dështuar.
Ata po konsiderojnë se me dënimin e tyre janë shkelur të drejtat e njeriut, kështu që planifikojnë që të vazhdojnë ndjekjen e rrugëve ligjore, edhe atyre ndërkombëtare, për të dëshmuar pafajësinë e tyre./Insajderi.com