Vëllezërit rrahen për shkak të borxhit në Prishtinë

Vëllezërit rrahen për shkak të borxhit në Prishtinë

Tre vëllezër janë arrestuar nga Policia pasi që, dyshohet se të njëjtit për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një borxh, janë përfshirë në rrahje në mes veti, po ashtu njëri nga të dyshuarit që kishte tentuar t’ i ndajë dy të dyshuarit ka kanosur me therje (me thikë) njërin prej tyre.

Me vendim të prokurorit,  të njëjtit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

Të arrestuarit janë të komunitetit rom, ka bërë të ditur Policia.