Vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja

Vendi ku do të nënshkruhet marrëveshja

Është bërë gati edhe tavolina dhe karriget ku pritet të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi në Shtëpinë e Bardhë, njofton Insajderi.

Delegacioni i Kosovës tashmë ka arritur në vendin ku pritet që brenda disa minutash të nënshkruhet marrëveshja ekonomike midis dy vendeve të Ballkanit.

Në vendin ku do të nënshkruhet nuk ka asnjë flamur të Kosovës apo Serbisë. Ndërkohë, ka nisur diskutimi se ShBA do të nënshkruajë marrëveshje të veçantë me Kosovën, dhe një të veçantë me Serbinë.

Kjo mbetet të shihet së shpejti. Kurse, gjatë nënshkrimit në vendin ku ne po ua prezantojmë nëpërmjet fotografisë, pritet të jetë prezent edhe vetë presidenti Donald Trump. /Insajderi.com