Vendimi i ekzekutivit – qeveria i bën favore BIK-ut dhe bashkësive tjera fetare

Vendimi i ekzekutivit – qeveria i bën favore BIK-ut dhe bashkësive tjera fetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot propozim-vendimit për lirim nga tatimi doganor Bashkësitë Fetare të parapara me legjislacionin në fuqi për liritë fetare në Kosovë.

Ministri i Financave, Bedri Hamza, tha se ka pasur kërkesë nga Bashkësitë Fetare që të trajtohen sipas praktikave të vendeve të botës dhe të lirohen nga tatimi doganor.

“Ne kemi pasë kërkesë nga Bashkësitë Fetare me i trajtu sipas praktikave të vendeve të botës me i liru nga tatimi doganor, ky lirim do jetë i kufizuar vetëm në sasinë e nevojshme. Kosova çmohet dhe me këtë theksohet edhe nga Bashkësitë Fetare dhe kërkoj të votohet ky vendim nga lirimi i tatimit doganor”, tha Hamza.

Po ashtu, kabineti qeveritar ka aprovuar propozim-vendimin për lirim nga tatimi doganor për mallrat me kodet 0101 deri në 0106.

Ministri Hamza, tha se Kosova ka nevojë për import të kafshëve sepse ka mungesë.

“Kosova sipas analizave ka nevojë për import të kafshëve sepse ka mungesë dhe reformat fiskale shkojnë në këtë drejtim”, tha Hamza. /Insajderi.com