Vendimi i djeshëm i KQZ-së ka ngjallur reagime, pasi në të thuhet se KQZ-ja do të bëjë verifikimin e aplikacioneve të votuesve jashtë Kosovës përmes telefonatave dhe në rast se aplikuesi nuk lajmërohet, aplikacioni i tij shpallet i pavlefshëm, njofton Insajderi.
Për këtë organizata “Germini” do ta dorëzojë sot për këtë vendim një ankesë tek zyrat e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), transmeton “Zeri.info”.
“Ne si organizatë joqeveritare, misioni i së cilës është avokimi për të drejtat e diasporës, vlerësojmë që ky vendim i fundit është kundër të drejtave elementare kushtetuese të secilit anëtar të diasporës, të cilët kanë të drejtë vote në zgjedhjet në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Organizatës.
Dorëzimi i ankesës do të bëhet sot, në orën 14:00, në zyrat e PZAP-it./Insajderi.com