Vendimi i Kushtetueses – PDK thërret konferencë për media

Vendimi i Kushtetueses – PDK thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës sot (e martë) do të mbajë konferencë për media, njofton Insajderi.

Përmes një komunikate për media, nga ky subjekt politik kanë bërë të ditur se kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, do të mbajë konferencë në orën 14:00.

Kjo konferencë do të mbahet një ditë pasi Gjykata Kushtetuese mori që vendi të shkojë në zgjedhje. Vota e deputetit Etem Arifi është shpallur e pavlefshme dhe kësisoj edhe Qeveria Hoti nuk është më legjitime.

Nga kjo parti kanë deklaruar se Enver Hoxhaj do t’i prijë PDK-së në përgatitjet për zgjedhje, megjithatë nuk kanë specifikuar se kush do të jetë kandidat potencial për kryeministër, në rast se vendos të garojë e vetme./Insajderi.com