“Vendimi i Kushtetueses për zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor rrezikon zgjedhjen e presidentit”

“Vendimi i Kushtetueses për zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor rrezikon zgjedhjen e presidentit”

“Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do t’a komplikojë, e madje rrezikojë zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit”.

Kështu ka deklaruar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, sipas të cilit, bazuar në interpretimin e Gjykatës, lista e deputetëve të zëvendësuar të Lëvizjes Vetëvendosje mund të pësojë ndryshime, përcjell Insajderi.

“Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zëvendësimin e deputetëve mbi kriterin gjinor, do t’a komplikojë, e madje rrezikojë zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Bazuar në interpretimin e Gjykatës lista e deputetëve të zëvendësuar të LVV-së mund të pësojë ndryshime. Duke qenë se zëvendësimet e fundit janë bërë pikërisht mbi bazën e këtij kriteri, tashmë krijohet dilema se a duhet të vijohet me dhënien e betimit të këtyre deputetëve të zëvendësuar, apo të pritet publikimi i aktgjykimit të plotë, e të kërkohet nga KQZ që të rishikohet rekomandimi i fundit”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se “rrezikohet që ndonjë votë të jetë shkaktare e kontestimit të procedurës së zgjedhjes së presidentit, e madje edhe rrëzimin e tij, siç ka ndodhur me rastin e ish-deputetit Etem Arifi”./Insajderi.com