Vendimi i plotë i Qeverisë me masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër

Vendimi i plotë i Qeverisë me masat që do të hyjnë në fuqi nga nesër

Qeveria e Kosovës ka publikuar vendimin e plotë me masat e reja parandaluese për përhapjen e COVID-19, të cilat do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme, më 7 prill, njofton Insajderi.

Ndër masat kryesore që hynë në këtë vendim është edhe vendosja e orës policore nga ora 22:00 deri në orën 05:00, derisa është marrë vendim që gastronomia të mbyllet për 11 ditë, deri më datë 18 prill.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga data 12 deri më 18 prill, ndërsa ato universitare nga 7 deri më 18 prill.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes brenda territorit të Kosovës duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.

Vendimi i plotë: