
Për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës për të rritur taksën nga 10 deri në 100 përqind për produktet serbe, shtypi ditor serb nuk ka mbërritur sot në Mitrovicë të Veriut.
Siç raporton portali nga veriu i Kosovës, Kossev, sot në veri të Kosovës nuk ka pasur asnjë vend ku mund të gjendeshin gazetat ditore serbe, transmeton Insajderi.
Megjithatë, siç shkruan ky portal, kiosqet e qytetit nuk janë krejt bosh, sepse shitësit kanë ende revista të ndryshme të mbetura nga ditët e mëparshme.
Po ashtu, raportohet se nga dje në vendkalimet kufitare janë ndaluar kamionë të ngarkuar me produkte të qumështit si: “Imlek”, “Kufiri”, “Milkop – Raska”, “Golija”, “Finagro”. /Insajderi.com