Vendimi i Supremes – KQZ duhet ta rikthejë Dreshajn në listën e AAK-së

Vendimi i Supremes – KQZ duhet ta rikthejë Dreshajn në listën e AAK-së

Gjykata Supreme ka urdhëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputet të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës numrin dy të listës, Shemsedin Dreshajn, njofton Insajderi.

Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të ankesës nga ky subjekt politik ndaj vendimit të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, për mos certifikimin e disa kandidatëve për deputet.

“Ankesa e ushtruar nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme.

Është ndryshuar pjesërisht vendimi i PZAP-së, Anr.15/2021, dhe vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Nr.240-2021, lidhur me certifikimin e kandidatëve për deputetë, duke urdhëruar KQZ-në që kandidatin për deputet Shemsedin Dreshaj, ta përfshijë në listën e kandidatëve për deputetë”, thuhet në njoftimin e Supremes./Insajderi.com