Vendimi për testin PCR, MSh thotë se është marrë para shumë muajsh

Vendimi për testin PCR, MSh thotë se është marrë para shumë muajsh

Ministria e Shëndetësisë është sqaruar rreth vendimit që ata të cilët vijnë në Kosovë nga vendet me rrezik të lartë nga COVID-19 duhet të posedojnë testin PCR negativ, njofton Insaderi.

Ky vendim i cili gjatë së enjtes, kur u publikuan masat e reja antiCOVID, ka ngjallur reagime të shumta, MSh-ja thotë se nuk është marrë të enjten nga Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, por ka qenë pikë e çdo vendimi të kësaj qeverie rreth COVID-19.

Sipas tyre, individë të papërgjegjshëm për qëllime të caktuara po tentojnë të manipulojnë me diasporën si target grup.

Për të gjithë qytetarët, në veçanti për ata që spekulojnë në opinion, më poshtë i gjeni linqet rreth kësaj të vërtete:

(Vendimi i datës 11.02.2021)

(Vendimi i datës 14.01.2021)

(Vendimi i datës 11.11.2020)

(Vendimi i datës 01.11.2020)

(Vendimi i datës 25.9.2020).

Për më tepër keni edhe disa ilustrime rrëth ketyre vendimeve, që demantojnë kategorinë e atyre që gënjeshtrën e kanë bërë kategori rutinore në komunikim me opinionin”, thuhet në njoftimin për medie të MSh-së./Insajderi.com