Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë të premten vendim për të decertifikuar kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Klinës, Sokol Bashotën, të cilit para disa ditësh Gjykata e Apelit i ka shqiptuar vendimin e formës së prerë.
Kjo ia pamundëson Bashotës të qenit kandidat për kryetar komune.
Ylli Buleshkaj nga Zyra për regjistrimin e partive politike, tha se me 1 shtator kanë pranuar aktgjykimin e gjykatës për këtë rast.
Ndryshe, Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar fajësinë ish kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota për mosdeklarim të pasurisë.