Vendosen billbordet “Gent Cakaj nderi i Preshevës”

Vendosen billbordet “Gent Cakaj nderi i Preshevës”

Janë vendosur billbordet në Luginën e Preshevës, në nderim të ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, njofton Insajderi.

“Nderi i Preshevës dhe gjithë Luginës”, thuhet në to.

Me këtë rast Cakaj, ka shprehur falënderim ndaj kësaj iniciative duke paralajmëruar një vizitë atje.

“Faleminderit nga zemra Luginë për vlerësimin e punës së përbashkët! Puna me ju, përtej një detyrimi institucional, ka qenë nderi i jetës sime. Shihemi së shpejti në hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë”, ka thënë ai.

Ky veprim i shqiptarëve të Luginës vjen edhe pas refuzimit e Serbisë, pasi që Qeveria serbe refuzoi Kuvendin Komunal të Bujanocit që Cakaj të shpallet “Qytetar Nderi”. /Insajderi.com