
Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë të martën janë vendosur emrat e personave të pagjetur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ky aktivitet është organizuar nga Youth Initiative for Human Rights Kosovo me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur.
Në këtë aksion po merr pjesë, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, edhe Feride Rushiti, nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT)./Insajderi.com