Vendosen shtesa prej 10% të pagës së stafit shëndetësor dhe 2.5 milionë euro për barnat esenciale

Vendosen shtesa prej 10% të pagës së stafit shëndetësor dhe 2.5 milionë euro për barnat esenciale

Qeveria e Kosovës ka miratuar pagesën për shtesë neto prej 10 për qind të pagës, por jo më pak se 60 euro, për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik për për muajt nëntor dhe dhjetor, njofton Insajderi.com.

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, ka kërkuar miratimin e kësaj pike, në mbledhjen e mbajtur të mërkurën.

Po ashtu sot Qeveria e Kosovës ka ndarë 2.5 milionë euro shtesë për blerjen e barnave esenciale, pak ditë pasi u raportua për mungesë masive të ilaçeve të shtrenjta kundër kancerit.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se Qeveria e sheh shqetësuese mungesën e vazhdueshme të barnave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati

Ai ka sqaruar se në total janë ndarë nga kjo qeveri rreth 30 milionë euro. /Insajderi.com