Disa qytetarë kanë vendosur flamurin kombëtar dhe fotografinë e Komandantit legjendar Adem Jashari në kullën vrojtuese të Koshares, shkruan Insajderi.
Këta qytetarë kanë kërkuar që ky vend historik për shqiptarët të ketë roje dhe të mos keqpërdoret nga askush.
“Kërkojmë nga shteti që tani e tutje ky vend të ketë roje nga ushtarët e FSK-së ose Policia e Kosovës, sepse ky simbol i shenjtë nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush, kjo kullë vrojtuese bartë një histori në vete dhe nuk guxon të nëpërkëmbët nga askush”, thonë në reagimin e tyre këta qytetarë.
Ditë më pari qarkulluan lajme se një flamur i Serbisë është vendosur në kullën vrojtuese të Koshares, por Policia e Kosovës ka demantuar një lajm të tillë./Insajderi.com