Kandidati i AAK-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë se vendimi i parë i tij si kryetar i ardhshëm i Gjakovës do të jetë pastrimi i qytetit.
Në një debat në “Jeta në Kosovës”, Gjini ka thënë se qyteti i Gjakovës është i mbuluar nga mbeturinat dhe se veprimi i parë i tij do të jetë pastrimi i qytetit.
“Shenja e parë që do të shihet nga qeveria ime komunale do të jetë pastrimi i qytetit, do të shohim edhe gjendjen e kompanive që merren me këtë punë” ka thënë Gjini.
Ai po ashtu ka treguar se për çka do të mbahet në mend ai nëse vije në postin e kryetarit të Gjakovës nga qytetarët e kësaj komunë.
“Krena, Radoniqi, Maja e Kunores dhe ambient i ri politik dhe ekonomik në Gjakovë i pa kontaminuar me njerëz që bashkëpunojnë mes vete që e shohin komunën si të veten dhe që e respektojnë njëri tjetrin dhe krijojnë solidaritet, mendoj se krejt ka me ndërrua ky koncept përpos projekteve”, tha Gjini.