Festën me verë dhe meze për 107 vjetorin e Shqipërisë të organizuar nga ambasada e po këtij shteti në Kosovë, s’e ndali as tërmeti shkatërrues që mori mbi 20 jetë.
Tek pasi himni shqiptar dhe ai kosovar u intonuan dhe pasi tha se “sot festohet kudo, kudo është flamuri”, Qemal Minxhozi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, kërkoi të nderohen me një minutë heshtje viktimat e tërmetit shkatërrues.
Fjalime në pritjen e ambasadorit për nder të 107 vjetorit të Pavarësisë – përpos tij mbajtën edhe kryeministri në largim Ramush Haradinaj dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, shkruan Insajderi.
Por ngjarja nuk mbaroi me kaq.
Derisa në Shqipëri po vazhdonin kërkimet për trupat e mbetur nënrrënoja – liderët kosovarë bashkë me nikoqirin dhe shumë të ftuar të tjerë vazhdonin festën me verë dhe meze.
Ndryshe nga politikanët kosovarë kanë vepruar ata të rajonit, shkruan Insajderi.
Është ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili tashmë ka arritur në Tiranë për ta mbështetur shtetin shqiptar pas tërmetit shkatërrues prej 6.4 shkallësh.
Ndonëse liderët kosovarë akoma s’kanë shkuar për ta parë nga afër gjendjen pas tërmetit – për atje që në mëngjes janë nisur forcat e specializuara të FSK-së dhe të Policisë, shumë aktivistë, por edhe ndihma të shumta./Insajderi.com
Lexo edhe:
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë nuk e ndalë festën – Mbanë ceremoninë e 107-vjetorit të Pavarësisë
Ambasadori shqiptar e sheh të çuditshme ndihmën e kosovarëve ndaj shqiptarëve
Skandaloze: Ministri i jashtëm grek arrin në Shqipëri – liderët kosovarë festojnë në Kosovë