Verë e kuqe me çaj rusi – ndeja e presidentit, kryeparlamentarit në konak te Ramiz Lladrovci

Verë e kuqe me çaj rusi – ndeja e presidentit, kryeparlamentarit në konak te Ramiz Lladrovci

Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe disa personalitete të Partisë Demokratike të Kosovës, kanë qëndruar sot për drekë në konak të kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Ndeja e tyre, është shoqëruar me verë të kuqe, mish dhe aj rusi, teksa Lladrovci ka thënë se arsyeja e mbledhjes së tyre është përcimi I mesazhit se drenicakët gjithmonë dinë të jenë të bashkuar.

“Drenica ka rrezatuar unitet, rrezatoi sot dhe do të rrezatojë përjetësisht unitet, sepse, vendit dhe kombit, me qindra vjet, i kemi ofruar më të shtrenjtën- jetën tonë, me dashurinë, vullnetin dhe gjithë besën tonë. Për drekë, në Gllanasellë, ftova të gjithë miqtë e vjetër, Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj (për shkak të agjendës nuk mori pjesë), kryetarin Jashari, gjeneralin Lushtaku dhe miqtë tjerë të pranishëm në përurimin e Kompleksit memorial në Marinë. Sot, ishte drekë e mbushur me emocione, kujtime dhe zotime se Drenica ashtu siç ishte dje bastion i lirisë dhe UÇK-së, sot është bastion i zbatimit të ligjit dhe të projekteve me interes të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci.

Mirëpo, kjo duket se është bërë për shkak të tensioneve dhe polemikave që kanë qenë kohëve të fundit, në mes presidentit Hashim Thaci dhe kryeparlamentarit, Kadri Veseli.

Ata kanë pasur deklarata kundër njëri-tjetrit, në ditën kur Thaci kishte vizituar Liqenin e Ujmanit – vizitë të cilën Veseli e quajti si patriotizëm i rrejshëm.

Menjëherë pas kësaj deklarate, Veseli pati deklaruar se do ta përkrahte vizitën e Thacit në Ujman, sikur ajo të bëhej në një ditë tjetër.

“Do ta kisha përkrahur me qefin më të madh vizitën në Ujman, sikurse të ishte në një ditë tjetër. Nëse provokon një Albin Kurt, kjo nuk do të thotë se duhet të bimë pre e provokimit të tij, të një manipuluesi sikurse është Albin Kurti”, kishtë thënë kryekuvendari Kadri Veseli.

Për të gjitha këto kritika nga ana e Veselit, Thaci ka tentuar që mos t’i komentojë shumë në opinion.

Ai kishte thënë se vizita e tij në Ujman, nuk është bërë për inat të askujt dhe se dita e vizitës kishte qenë koicidencë.

Mirëpo, një ‘përplasje’ në mes tyre u pa edhe sot gjatë Manifestimit në Marinë, ku në fjalimin e tij, presidenti Thaci ripërsëriti idenë e tij për korrigjim kufijsh.

Me të marrë fjalën, Veseli tha se nuk përkrah ndryshimin e kufijve të cilët janë vendosur në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ndryshe, postin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli e kishte marrur pas dorëheqjes së Hashim Thaci nga kjo pozitë, pasi që ky i fundit ishte bërë president i Kosovës, në mars të vitit 2016.