Veriu respekton masat e Prishtinës

Veriu respekton masat e Prishtinës

Shumica e kafeneve në Mitrovicën Veriore janë duke respektuar masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës, njofton Insajderi.

Ato janë duke punuar vetëm me shërbimin “merr me vete”, ndërkaq në hyrje të lokaleve kanë vendosur edhe njoftimet se nuk punojnë Brenda.

Megjithatë, në disa nga ulëset që janë të vendosura në sheshin e qytetit, këta i shfrytëzojnë për të konsumuar produktet që i blejnë brenda kafeneve.

Pronarët nuk deshën të prononcohen, por thanë se tash e disa ditë janë duke kryer vetëm shërbimet që iu lejohet./Insajderi.com