Vërshime edhe në Shtime, evakuohet një familje

Vërshime edhe në Shtime, evakuohet një familje

Vërshimet si pasojë e reshjeve të shiut që po bie pa ndërprerë tash e disa ditë në Kosovë, kanë krijuar vështirësi dhe dëme edhe në Komunën e Shtimes, njofton Insajderi.

Për shkak të gjendjes së krijuar, nga komuna bëjnë të ditur se është evakuuar një familje në fshatin Rashincë si dhe disa familje në fshatin Gjyrkoc.

“Njësia profesionale për zjarrëfikje dhe shpëtim evakuojnë disa familje të fshatrave Gjyrkoc dhe Rashincë. Për shkak të situatës së krijuar nga vërshimet, Njësia Profesionale për Zjarrëfikje dhe Shpëtim (NJPZSH) ka evakuuar një familje në fshatin Rashincë si dhe ju ka dalë në ndihme disa familjeve në fshatin Gjyrkoc të komunës së Shtimes”, thuhet në njoftimin e komunës.

Përveç Shtimes, Insajderi ka raportuar se vërshime ka edhe në disa pjesë të tjera të vendit, duke përfshirë Drenasin, Klinën, Malishevën, Podujevën, Gjakovën e Fushë Kosovën.

Madje, në Drenas, zëdhënësi i komunës tha për Insajderin se deri tani janë evakuuar gjashtë familje të cilat kanë qenë të rrezikuara./Insajderi.com

NJËSIA PROFESIONALE PËR ZJARRËFIKJE DHE SHPETIM EVAKUOJNË DISA FAMILJE TË FSHATRAVE GJYRKOC DHE RASHINCË

Shtime, 11…

Posted by Komuna Shtime on Monday, January 11, 2021