Vërshime në Gjermani, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Vërshime në Gjermani, raportohet për një të vdekur dhe disa të plagosur

Një person ka vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga përmbytjet dhe stuhitë e dhunshme që e kanë kapluar Gjermaninë, transmeton Insajderi.

Media gjermane’ Bild’ ka raportuar se rrugët janë vërshuar e nënkalimet janë mbushur me baltë pasi lumenjtë kanë dalë nga shtretërit e tyre në disa pjesë të shteti.

“Zjarrfikësit kanë raportuar për ndërhyrje në qindra raste në incidente për shkak të reshjeve të dendura në disa rajone të Saksonisë perëndimore. Zjarrfikësit kanë ndihmuar edhe në pastrimin e shtëpive të vërshuar nga ujërat”, ka shkruar kjo media.

Klimatologu Dr. Karsten Brandt nga Donnerwetter.de ka thënë se “ne nuk do të heqim qafe stuhitë këtë javë. Sidomos fundjavën e ardhshme do të ketë ajër të ngrohtë dhe të lagësht me shtrëngata ”.

Reshjet e shiut kanë ardhur pas disa ditësh me temperatura të larta në Gjermaninë Perëndimore./Insajderi.com