Ish-presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, ka vazhduar me akuzat kundër kryeministrit Edi Rama, lidhur me qeverisjen e tij dhe menaxhimin e situatave të caktuara, njofton Insajderi.
Por, këtë herë duket se Berisha ka bërë një huçje teksa ka akuzuar Ramën për shkatërrimin e një rruge pas vërshimeve të fundit.
Ai e akuzoi Ramën se mediat austriake publikuan një fotografi të rrugëve të shtruara nga qeverisja e tij, por në fakt fotografia në fjalë është e një rruge në Kosovë, saktësisht në Malishevë.
“Mediat austriake publikojnë foto dhe tallen me rrugët e Edvin Hajdutit! Ato asfaltohen jashtë çdo standardi duke duke hedhur asfalt shkel e shko mbi, kurse fondet e shtresave nen asfalt vidhen dhe ndahen me pushtetarë! Kjo është një foto e publikuar në mediat austriake”, ka shkruar Berisha në Facebook./Insajderi.com