
Podujeva është vërshuar sërish si pasojë e reshjeve të shiut dhe borës që ka pasur ditëve të fundit në këtë zonë.
Edhe në fshatin Dumosh të kësaj komune, reshjet kanë shkaktuar sërish vërshime.
Sipas llapi.info, banorët e kësaj anë kanë thënë se vazhdimisht ka vërshime, por që deri më tani nuk janë sanuar problemet.
Ndryshe, mëngjesi i së shtunës ka filluar me reshje shiu e vende-vende do të ketë edhe reshje bore të cilat do të vazhdojnë deri në mesditë./Insajderi.com