Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, është e bindur se më 3 gusht do të konsolidohet Kuvendi i Kosovës në krye me kryeparlamentarin, Kadri Veselin, kurse, për themelimin e Qeverisë mendon se është herët të diskutohet, pasi ajo do të ndodh në një seancë tjetër.
Ajo në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re, epokë e krijimit të institucioneve të reja, të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Partia Demokratike e Kosovës në mbledhjen e fundit të Këshillit drejtues të partisë ka dal me një vendim që kryetari i PDK-së, Kadri Veselit të jetë kandidatë i PDK-së dhe koalicionit PAN, për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Tashmë seanca është përcaktuar për 3 gusht ,dhe ne jemi në përgatitje e sipër në pari për seancën konstituive. Natyrisht që gjatë ditëve në vazhdim do të kemi takim edhe me grupin parlamentar ku do të diskutojmë lidhur me mbarëvajtjen e seancës. Ajo që është e rëndësishme është që më datën 3 gusht do të fillon një epokë e re që është epokë e krijimit të institucioneve të reja të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit dhe që do t’i hapë rrugë edhe perspektivës së qytetarëve”, tha Kodra Deliu.
E pyetur nëse i kanë numrat nga partitë dhe koalicionet të tjera, ajo ka thënë se nuk mund të flasë në emër të partive të tjera por ka thënë se janë të bindur që Veseli do të zgjidhet edhe për një mandat si kryetar i Kuvendit.
“Ajo që është e rëndësishme dhe që e kemi ripërsëritur është që Zoti Veseli , gëzon një mbështetja unanime gjitha strukturave të degëve të gjithë aktivistëve të PDK-së dhe mbetet të shihet me datën 3, por ne jemi të bindur që Zoti Veseli do të zgjidhet përsëri edhe për një mandat të ri si kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës. “, tha Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra ka shtuar se nuk ka ndonjë datë se kur do të formohet Qeveria. “Mendoj që është herët të diskutohet sepse për ne fazë e rëndësishme dhe fazë e parë do të jetë konstituimi Kuvendit, mendoj që është fazë që i paraprin krijimit të institucioneve të vendit, do të shohim tutje cilat do të jenë zhvillimet dhe kur do të mbahet seanca e radhës për votimin e Qeverisë së ardhshme .
Mendoj që do të jetë pjesë e debateve po e ri përsërisë që PDK-ja është në takime të vazhdueshme me gjitha strukturat, me anëtarësinë e saj, me kryesin, me degët për të diskutuar lidhur me këto procese nëpër të cilat ne do të futemi.
Edhe një debat i mirë dhe konstruktiv që po zhvillohet brenda partisë“, tha Deliu-Kodra. Të enjten do të mbahet seanca konstituive e thirrur nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi. Kjo është seancë ku do të bëhet konstituimi i punës së legjislaturës së pestë.