
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka mbajtur një tubim me qytetarët e Drenasit në sheshin e këtij qyteti.
Atje Veseli, shpalosi programin e “Fillimit të Ri” që sipas tij paraqet zhvillimin ekonomik të vendit
Kreu i PDK-së foli edhe për rastin e shpalljes fajtor të ish-kryetarit të kësaj komune, Nexhat Demaku.
“Kur u shpalll fajtor ish-kryetari i Drenasit të tjerët menduan se a do të jetë Drenasi me PDK a jo?”, ka thënë ai.
Ai ka thënë që kjo do të vendoset në ditën e zgjedhjeve.
“Më 11 qershor tregoni kush është Drenica” ka shtuar Veseli, njofton Klan Kosova.