Veseli e feston 28 Nëntorin në Boletin

Veseli e feston 28 Nëntorin në Boletin

Zyra e Kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka njoftuar se nën patronatin e tij, , nesër në Boletin shënohet Festa e 28 Nëntorit.

“Nën patronatin e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, të martën, më 28 nëntor 2017, me rastin e 105 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, organizohet ceremoni nderimi në kompleksin memorial në Boletin, në nderim të heroit kombëtar Isa Boletini”, thuhet në njoftim.

Agjenda është kjo: 10:00 Vizita e qytetarëve në Kompleksin e Kullave në Boletin; 11:00 Nderimi i flamurit kombëtar dhe flamurit shtetëror të Republikës së Kosovës: intonimi i himneve përkatëse gjatë nderimit të flamujve; 11:10 Vendosja e kurorave mbi varrin e Isa Boletinit nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli; 11:15 Fjalim i kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli; 11:40 Vizita në brendi të kullës.