Veseli: Adem Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë

Veseli: Adem Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar për vdekjen e artistit, Adem Mikullovci, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Veseli është shprehur se Mikullovci do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e pa tejkaluar.

“Sot na la fizikisht aktori i njohur, Adem Mikullovci. Njeriu që përgjatë jetës së tij artin dhe politikën i përjetoi si qëllim për emancipimin e gjendjes shqiptare në Kosovë. Mikullovci si delegat i Kuvendit, i cili shpalli deklaratën Kushtetuese, dhe si aktor me nam në hapësirën tonë kulturore, do të mbetet përherë në kujtesën tonë të vlefshme kolektive, shenjë e patejkaluar”, ka shkruar Veseli.

Po ashtu ai ka thënë se “E njoha si njeri të mirë dhe mbetëm miq të respektuar deri në fund”. /Insajderi.com