Veseli: Asnjë marrëveshje që cenon territorin e Kosovës nuk do të jetë e pranueshme

Veseli: Asnjë marrëveshje që cenon territorin e Kosovës nuk do të jetë e pranueshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se asnjë “marrëveshje që cenon integritetin territorial të Kosovës”, nuk do të jetë e pranueshme.

Këto komente, Veseli, i bëri gjatë vizitës së degës së Mitrovicës të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.”, ka thënë Veseli.

Ky deklarim i Veselit vjen një ditë para takimit në mes Kosovës dhe Serbisë që mbahet në Uashington. /Insajderi.com