Veseli: Çështja e Telekomit të zgjidhet jashtë sferës politike

Veseli: Çështja e Telekomit të zgjidhet jashtë sferës politike

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet për Telekomin e Kosovës ka thënë se janë mbi 2 mijë familje sot kanë sytë nga Kuvendi për të qenë në dijeni se çfarë po ndodh me fatin e tyre.

“Janë mbi 2mijë e 500 familje që preken nga Telekomi i Kosovës, ajo çka është kryesore është se të gjithë punonjësit e Telekomit i kanë sytë në Kuvend se çfarë do të bëhet me ta. Nuk ka të bëjë kjo fare me fatin e juaj po problemi këtu është veç me shqetësua pak situatën. Çështja e Telekomit të Kosovës zgjidhet jashtë politikës përmes nevojave menaxheriale”, ka thënë Veseli.

Veseli po ashtu ka thënë se të gjitha çështjet e punësimit në Telekom të Kosovës është një komision hetimor që merret me ta.

“Të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me keqpërdorimi në punësim në tenderë atyre duhet me ju shku deri në fund por prapë nuk do të jetë shpagim foltorja e Kuvendit, përndryshe nëse do të ishte një shqetësim më i madh ne e kemi formuar edhe një komision hetimor”, ka thënë Veseli.

Tutje Veseli ka thënë se “Kini parasysh kanë me dal me emra edhe mbiemra sepse njerëzit aty janë, faktet, aty ka ligj në këtë vend ka prokuror në këtë vend mu më qudit më së shumti LDK me këto poltika populiste që janë tërësisht majtiste”.

Kryetari i Kuvendit ka thënë se “Keqpërdorimet janë punë e prokuroprisë krejt kanë emër e mbiemër ska ma këtu fise jemi në shekullin e 21, është mirë t’i ndihmohet telekomit, jo në shpenzime por në projekte coftë nevoja edhe deri në 10 miliona euro sepse Telekomi e ka financu qeverinë e Kosovës, qytetarët e Kosovës”./ Insajderi.com