Veseli: Dëshiroj që deputetët e ardhshëm të jenë më të përgjegjshëm

Veseli: Dëshiroj që deputetët e ardhshëm të jenë më të përgjegjshëm

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë pas mbledhjes së sotme të Kryesisë se dëshiron që në legjislaturën e ardhshme të shoh më shumë gra dhe të rinj të përfaqësuar në Kuvend.

“Kemi kaluar momente të vështira, por me rëndësi është se kemi arritur të ruajmë demokracinë tonë”, ka thënë Veseli.

“Do të dëshiroja në të ardhmen të shihja në Parlament më shumë gra dhe të rinj, në të njëjtën kohë, do të dëshiroja të shihja në Parlament deputetë që kanë më shumë përgjegjësi ndaj qytetarëve tanë”, ka shtuar ai.