Veseli i drejtohet Asamblesë së Gruas së PDK-së

Veseli i drejtohet Asamblesë së Gruas së PDK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në Asamblenë e Gruas së PDK-së, e cila do të mbahet sot.

Takimin me struktura dhe me qytetarë Veseli e ka nisur qysh më herët, edhe para se të flitej për prishjen e mundshme të koalicionit.

Tash, pas rrëzimit të qeverisë, PDK jozyrtarisht e ka nisë fushatën elektorale, duke vendosur në kryeqytet disa billborde me mbishkrimin “Fillimi i ri”. Fushata zyrtarisht nis më 31 maj dhe zgjat 10 ditë.

Në këtë kohë janë duke u bërë intensivisht negociata mes partive politike për koalicione parazgjedhore./Insajderi.com