Veseli: E dhimbshme të ulesh në tavolinë me Gjuriqin pa prezencën e amerikanëve

Veseli: E dhimbshme të ulesh në tavolinë me Gjuriqin pa prezencën e amerikanëve

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pas intervistimit në Dhomat e Specializuara nga Haga ka dhënë një intervistë për emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Veseli ka thënë se nëse klasa politike e Kosovës ka përçarje të brendshme, Vuçiqi vetëm do të fuqizohet, përcjell Telegrafi.

“Sa më shumë populizma të brendshëm të kemi do të fuqizojmë ‘krokodila’ si Vuçiqi. Pse Vuçiqi të mos mohojë masakrën e Reçakut kur ai tjetri shkon e takohet në Tiranë”.

Kryetari i PDK-së ka thënë se ulja në tavolinë me serbët nuk është e dhimbshme kur në tavolinë janë edhe amerikanët.