Veseli: E kemi pritur lirimin e Haradinajt

Veseli: E kemi pritur lirimin e Haradinajt

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli përmes një statusi në “Facebook” ka deklaraur se vendimi i gjykatës së Colmarit për Ramush Haradinaj është lajm i gëzueshëm, të cilin e kemi prit të ndodhë.

“Vendimi i Gjykatës në Colmar të Francës për lirimin e Ramush Haradinajt është lajm i gëzueshëm, të cilin të gjithë e kemi pritur të ndodhë. Ndalimi i tij, mbi bazën e një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, ishte i papranueshëm dhe raste të tilla nuk duhet të përsëriten më. Z. Haradinaj i uroj kthim të mbarë në familje dhe vendin e tij”, ka shkruar Veseli.

Ramush Haradinaj ishte  ndaluar me katër janar nga një urdhër arrest të lëshuar nga shteti Serbë. /Insajderi.com