Veseli: ‘Fillimi i ri’ kapitull i ri i historisë sonë

Veseli: ‘Fillimi i ri’ kapitull i ri i historisë sonë

Kryetari i Kuvendit, njëkohësisht edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka shkruar për votimin pro të mocionit në Kuvendin e Kosovës.

Në llogarinë e tij në Twitter ai ka thënë se me fundin e mandatit të qeverisë, duhet hapur një kapitull të ri për historinë e Kosovës.

“Parlamenti sot votoi për t’i dhënë fund mandatit të qeverisë. Fillimi i ri është i nevojshëm për Kosovën për të hapur një kapitull të ri të historisë sonë”, ka shkruar Veseli.

Me shumicë votash deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar mocionin për rrëzimin e qeverisë. Me 78 vota pro, 34 kundër dhe 3 abstenime është rrëzuar Qeveria e Kosovës. /Insajderi.com