Veseli fton për t’i vizituar bjeshkët

Veseli fton për t’i vizituar bjeshkët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka ftuar qytetarët që të vizitojnë bjeshkët e bukura të Kosovës.

Ai ka postuar disa fotografi në Facebook bashkë duke thënë se përmes turizmit mund t’i kontribojnë turizmit.

“Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmë edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral”, tha ai.

“Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj”, deklaroi Veseli. /Insajderi.com

Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e…

Gepostet von Kadri Veseli am Sonntag, 4. Oktober 2020