Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli ka folur për deklaratën e ish-shefit të grupit parlamentar të kësaj partie Adem Gravocin, i cili pas intervistimit nga prokuroria për hetimet që nisën pas publikimit të “Dosjes së Shefa” kishte ironizuar duke thënë se në prokurori kishte shkuar për të bërë disa emërime.
Veseli tha se asnjë zyrtar i PDK’së nuk do t’i ikë drejtësisë, përfshi këtu edhe Grabovcin.
“Në të kaluarën Kosova ka vuajtur shumë nga mungesa e shtetit. Dua ta përçoj këtë mesazh. Është mirë që të respektohet njëri- tjetri më shumë dhe askush të mos jetë mbi ligjin dhe gjykimin ta lëmë tek sistemi juridik. Ademi ka dhënë dorëheqje dhe asnjë zyrtar i PDK’së nuk do t’i bishtnoj drejtësisë”, tha ai.
Veseli i bërë këto komente gjatë konferencës në të cilën formalizoi Institutin për Studime Politike dhe Analiza brenda kësaj partie, duke u bërë thirrje kosovarëve që të bëhen pjesë e politikës.
‘Ky institut u jep mundesi ekspertëe dhe akademikëve qe ti japin më shumë politikës. Në analizat e veta do të ishte e domosdoshme një institut demokratik. Këtë e kam premtuar edhe në fillim të detyrës sime. Ne do të formalizojmë institutin për studime dhe analiza. Më lejoni të shfrytëzoj këtë moment që të follojmë mbarë’, tha kreu i PDK-së.
Ky institut do të drejtohet nga Ramadan Ilazi dhe Anila Statovci./Insajderi.com