Kryeparlamentari ka kërkuar reagim të BE-së ndaj këtyre provokimeve siç ka thënë të hapura nga Serbia dhe Vuçiqi

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i ka reaguar ish-ministrit të Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Teodosijeviq, për gjuhën e përdorur ndaj shqiptarëve.
Veseli përmes Facebook ka thënë që gjuha e tillë e përdorur nga një bartës i institucioneve i deleguar nga Lista Serbe, është e papranueshme dhe e patolerueshme.
Ai ka potencuar se gjuha e tillë është burim i Aleksandër Vuçiqit me qëllim që të shkaktojë tensione në Ballkan dhe Kosovë.
Kryeparlamentari ka thënë se BE duhet të reagojë ndaj këtyre provokimeve të hapura nga Serbia dhe Vuçiqi.
“Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të punojnë për integrimin e serbëve në Kosovë, por assesi nuk do të bashkëpunojmë me ata që kanë qëllim të ndjellin urrejtje dhe frikë”, ka përfunduar Veseli.
Në datën që kujtonte 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s, Teodosijeviq ka bërë një deklaratë diskrikiminuese dhe turpëruese. Ai nuk ka ngurruar t’i quan shqiptarët terroristë, ndërsa masakrën e Reçakut e ka quajtur të trilluar.
Pas kësaj deklarate, kryeministri Haradinaj e ka shkarkuar Ivan Teodosijeviq nga detyra e tij.