Veseli i vendosur për suspendimin e taksës: Ku është SHBA-ja, është edhe Kosova

Veseli i vendosur për suspendimin e taksës: Ku është SHBA-ja, është edhe Kosova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka kërkuar suspendim të taksës ndaj produkteve serbe për 120 ditë, ka pohuar se duhet të jemi mirëkuptues për SHBA-në, e cila ka kërkuar suspendimin dhe jo heqjen e taksës.

Veseli në një intervistë për TV Dukagjini, duke komentuar kërkesën e SHBA-së për taksën, ka pohuar se “ku është SHBA-ja, është edhe Kosova”.

“Të pezullohet taksa për 120 ditë, gjatë kësaj kohe menjëherë fillon masa e reciprocitetit… Është një çështje etike për Kosovën, kërkesa nga SHBA-të dhe kemi kërkuar që pas 120 ditëve ne do të vendosim reciprocitet të plotë në çdo aspekt, si për targa të veturave, edhe në aspekte tjera, por do të bëjmë përjashtim për shqiptarët e Luginës së Preshevës”, ka theksuar Veseli.

Ai ka pohuar se duhet të jemi mirëkuptues për SHBA-në, e cila ka kërkuar suspendim dhe jo heqje të taksës.

Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së ka theksuar se duhet të analizohet se a është më e rëndësishme të rrezikohet partneriteti me SHBA-në në lidhje me kërkesën për pezullimin e taksës përkohësisht, “por duhet të mendojmë se çfarë do të ndodh pas dy javë, apo dy viteve”.

Ai po ashtu ka thënë se nuk ka mentor dhe përkrahës më të mirë, dhe më të fuqishëm për Kosovën, se sa SHBA-ja