Veseli kërkon anulimin e protestës së veteranëve të UÇK-së për shkak të coronavirusit

Veseli kërkon anulimin e protestës së veteranëve të UÇK-së për shkak të coronavirusit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka kërkuar që të anulohet protesta e 9 korrikut e cila është paralajmëruar nga organizatat e dalura nga lufta.

Më 9 korrik është thirrur një protestë gjithëpopullore që të kundërshtohet Gjykata Speciale pasi ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit.

Në një adresim përmes videos, Veseli ka thënë se nuk dëshiron që për jetën e tij të rrezikohen jetërat e njerëzëve tjerë.

“Nuk dua që për jetën time të rrezikohet asnjë jetë”, ka thënë ndër tjerash Veseli. /Insajderi.com/

Adresimi i plotë:

 

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer.

Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik.

Gepostet von Kadri Veseli am Samstag, 4. Juli 2020