Veseli kërkon nga shqiptarët e Malit Zi që të votojnë listat shqiptare

Veseli kërkon nga shqiptarët e Malit Zi që të votojnë listat shqiptare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë thirrje që shqiptarët e Malt të Zi të dalin në zgjedhjet së dielës.

Veseli ka kërkuar që të votohen partitë shqiptare në Malin e Zi.

“Me afrimin e datës 30 gusht, ditës së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëkombësit tanë shqiptarë që të dalin në votim dhe të votojnë partitë shqiptare’, ka shkruar ndër tjerash Veseli.

Veseli ka shtuar se duke u votuar listat shqiptare do të forcohet pesha e tyre në vendim-marrjen e Malit të Zi. /Insajderi.com

 

Me afrimin e datës 30 gusht, ditës së zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, dëshiroj të ftoj të gjithë bashkëkombësit…

Gepostet von Kadri Veseli am Donnerstag, 27. August 2020